Ndërlidhjet

Protestuesit në Kiev ftojnë për grevë gjenerale


Ilustrim

Ilustrim

Protestuesit sërish marshojnë në Kiev, ndërsa bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme kombëtare.

Protestuesit po duan t’i bëjnë presion qeverisë që të tërheq forcat e sigurisë nga qendra e Kievit, të nisin reformat demokratike, dhe të dënohen policët që kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sot ndërkaq një gjykatë në Kiev ka hedhur poshtë padinë e një grupi prej 500 vetash, ku akuzonin ministrin e punëve të brendshme.

Ky grup pretendonte se ky dikaster ka dështuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre, gjatë përleshjeve mes forcave të rendit dhe demonstruesve anti-qeveritar.
XS
SM
MD
LG