Ndërlidhjet

Shqipëri: Janë konfiskuar 2 tonelata marihuanë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Shqipërisë thonë se i kanë konfiskuar dy tonelata marihuanë të fshehur, që ishin të destinuar për Greqi ose Itali.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot se marihuana është gjetur në një depo të fshehtë në gadishullin Karaburn, 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tirana, ndërsa janë marrë në pyetje shtatë persona të dyshuar.

Poashtu, është konfiskuar edhe një automjet me të cilin besohet se është transportuar kjo sasi e drogës.

Muajin e kaluar, policia kishte konfiskuar një sasi prej 3.6 tonelatash të kanabisit, 12 kilogramë të heroinës dhe kokainës, dhe ka arrestuar 98 vetë.

Qeveria e Shqipërisë ka thënë se luftimi i prodhimit të drogës është prioritet kryesor në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Agjencia AP raporton se në Shqipëri, njëri nga vendet më të varfëra në Evropë, prodhohet sasi e madhe e marihuanës dhe se ky vend është pikë tranzitore për heroinën aziatike.
XS
SM
MD
LG