Ndërlidhjet

Karzai: SHBA ta respektoj sovranitetin e Afganistanit


Hamid Karzai
Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha sot se lirimi i të burgosurve nga autoritetet afgane, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohen se paraqesin kërcënim për sigurinë, është çështje që “nuk paraqet shqetësim” për Uashingtonin.

Sot më herët gjatë ditës, qeveria e Afganistanit i ka liruar 65 të burgosur, për të cilët ushtria e Shteteve të Bashkuara pat thënë se duhet të paraqiten në gjykatat afgane.

Uashingtoni ka thënë se vendimi i Afganistanit për lirimin e 65 militantëve të akuzuar nga një ish-burg amerikan afër Kabulit është “thellësisht për keqardhje”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul, nëpërmjet një kumtese, lidhur me këtë rast, tha se qeveria e Afganistanit “e bartë përgjegjësinë për rezultatet e aksionit të vet”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, poashtu e ka kritikuar Kabulin për lirimin e të burgosurve, duke thënë se kjo paraqet pengesë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG