Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulm ndaj policisë


Pamje e autobusit pas sulmit të sotëm kundër policisë në Karaçi

Pamje e autobusit pas sulmit të sotëm kundër policisë në Karaçi

Zëdhënësi i talibanëve të Pakistanit, Shahidullah Shahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm kundër policisë në qytetin Karaçi.

Nga eksplodimi i fuqishëm kundër një autobusi përplotë me policë të Pakistanit, janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur më se 50 të tjerë.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike shëndetësore.

Sulmi ndodhi afër qytetit i port Karaçi. Policia tha se nuk është e qartë se ky eksplodim a ishte aktivizuar nga sulmuesi vetëvrasës ose nga bomba e vendosur në rrugë.

Dhuna e fundit po ndodhë në periudhën kur po mbahen bisedimet ndërmjet zyrtarëve të qeverisë së Pakistanit dhe përfaqësuesve talibanë, që kanë për qëllim gjetjen e mundësive për ta ndalur dhunën.

Supozohet se të dy palët duhet të përmbahen nga sulmet madhore gjatë bisedimeve.

Më herët këtë javë, nga sulmet në qytetin verior, Peshavar, janë vrarë së paku 22 vetë.
XS
SM
MD
LG