Ndërlidhjet

Soçi: SHBA dhe Rusia i fituan takimet e para në hokej


Pamje e një aksioni të portierit amerikan në takimin kundër Sllovakisë
Pamje e një aksioni të portierit amerikan në takimin kundër Sllovakisë
Kombëtaret e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë sot në Soçi i kanë arritur fitoret e para në garat e hokejit në akull në Lojërat Olimpike Dimërore.

Konsiderohet se këto dy kombëtare janë ndër favoritet për tu kualifikuar për garat përfundumitare në turneun e hokejit.

Sot Rusia e mundi Slloveninë me rezultat 5:2, ndërsa Shtetet e Bashkuara triumfuan kundër Sllovakisë me rezultat bindës 7:1.

Sipas orarit të ndeshjeve, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kundër njëra-tjetrës takohen të shtunën.
XS
SM
MD
LG