Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Shqetësim për civilët në Falluxha të Irakut


Persona të maskuar e të armatosur patrullojnë në rrugët e qytetit Falluxha në Irak

Persona të maskuar e të armatosur patrullojnë në rrugët e qytetit Falluxha në Irak

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për fatin e civilëve në qytetin irakian Falluxha, derisa po vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të qeverisë së Irakut dhe militantëve nga Shteti Islamik i irakut dhe grupit Levant.

Shefi i misionit të OKB-së në Bagdad, Nhikolay Mladenov, në një deklaratë të sotme, e ka përshkruar situatën atje si “kushte që po përkeqësohen në mënyrë të shpejtë në Falluxha” dhe ka kërkuar qasje më të mirë humanitare në qytet.

Radio Evropa e Lirë, programi për Irakun, ka raportuar se në disa pjesë të qytetit Falluxha ka pasur sulme me predha në mënyrë “joproporcionale” dhe përleshje ballë për ballë ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve.

Raportet e hershme të ditës së sotme thonë se së paku pesë njerëz janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG