Ndërlidhjet

Kinë: Sekretari Kerry bisedoi me presidentin kinez Jinping


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot në Pekin është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, që është takimi i parë me zyrtarët e lartë kinezë.

Zoti Kerry po përpiqet ta bindë Kinën që të ndihmoj në kthimin e Koresë Veriore në bisedimet për çarmatosjen atomike.

Njëherësh, pritej që Kerry të kërkonte nga Kina që të tërhiqet nga hapat agresivë që i ka ndërmarrë në mospajtimet territoriale me aleatët e Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë, Japoninë dhe Filipinet.

Zyrtari i lartë amerikan, John Kerry, sot është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Wang Yi.

Pas këtij takimi, zyrtari i lartë amerikan theksoi se bisedimet me presidentin e Kinës ishin “shumë konstruktive dhe pozitive”, ndërsa është krijuar “një mundësi për thellim në detaje të disa sfidave të Koresë Veriore”.

Por, ai nuk i ka përmendur pretendimet territoriale të Kinës kundër fqinjëve të vet të vegjël ose mospajtimet e tjera me të cilat ballafaqohen të dy shtetet.

Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Pekini është i gatshëm të punoj me Uashingtonin.
XS
SM
MD
LG