Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kërkohet rezolutë për ndihmë humanitare në Siri


Valerie Amos

Valerie Amos

Zyrtarja e lartë për ndihma humantiare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ta kaloj një rezolutë, e cila do të ndihmoj siguri “për aksion dhe implementim në terren” të dërgimit të ndihmave humanitare për miliona njerëz në Siri.

Këto komente të zonjës Amos në të përditshmen, New York Times, u bënë derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i kishte në konsideratë dy tekste rivale për krizën humanitare në Siri, atë të propozuar nga perëndimi dhe vendet arabe për kërcënim me sanksione kundër Sirisë, dhe propozimin rus në të cilin nuk përmenden sanksionet.

Nga ana tjetër, armëpushimi në qytetin Homs në Siri, që përfundoi mbrëmë, është shtyrë edhe për tri ditë të tjera, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të evakuohen.
XS
SM
MD
LG