Ndërlidhjet

logo-print

Soçi: Gjermania prinë me 7 medalje të arta


Sportistët i tregojnë medaljet e fituara në Olimpiadën e Soçit

Sportistët i tregojnë medaljet e fituara në Olimpiadën e Soçit

Sportistët e Gjermanisë po prijnë në listën e medaljeve të fituara në garat e deritashme të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Përfaqësuesit gjermanë deri tash kanë fituar 7 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronxtë, pra gjithsej 10 medalje. Për shkak të numrit më të madh të medaljeve të arta, Gjermania e kryeson këtë radhitje tabelare.

Nga ana tjetër, Kanadaja është e dyta me 4 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronxta, pra gjithsej 10 sosh, ndërsa Norvegjia aktualisht është e treta megjithqë sportistët e saj kanë fituar numrin më të madh të medaljeve, 13, por e kanë një medalje të argjendtë më pak se Kanadaja.

Sportistët norvegjezë deri tash kanë fituar 4 medalje të arta, 3 të argjenta dhe 6 të bronxta.

Holanda është e katërta me 12 medalje, 4 të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronxta, ndërsa Shtetet e Bashkuara, në pozitën e pestë, kanë fituar poashtu 12 medalje: 4 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronxta.

Vendi mikpritës, Rusia, ka fituar gjithsej 11 medalje, 2 të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronxta.

Në listën e vendeve me medalje të fituara në garat e deritashme të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë gjenden 24 vende.
XS
SM
MD
LG