Ndërlidhjet

Kore: Jugu dhe Veriu i përfunduan bisedimet


Pamje nga një ushtrim ushtarak në Korenë Jugore më 24 janar të këtij viti
Pamje nga një ushtrim ushtarak në Korenë Jugore më 24 janar të këtij viti
Koreja Jugore dhe ajo Veriore e kanë përfunduar rundin e dytë të rrallë të bisedimve të nivelit të lartë për ribashkimin e familjeve të ndara, përkundër vërejtjeve të Koresë Veriore ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e unifikimit e Koresë Jugore ka konfirmuar se bisedimet kanë përfunduar sot pas vetëm dy sesioneve.

Nuk janë dhënë detaje të menjëhershme të ndonjë marrëveshjeje eventuale.

Këto ishin bisedimet e para të nivelit të lartë në shtatë vitet e fundit ndërmjet autoriteteve të Veriut dhe Jugut.

Koreja Jugore dëshiron që Koreja Veriore të garantoj se ribashkimi i planifikuar për të afërmit e ndarë nga Lufta e Koresë, në periudhën 1950-53, do të bëhet ashtu siç është paraparë, prej 20 e deri më 25 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG