Ndërlidhjet

Londër: 70 milionë dollarë për veprën e piktorit Bacon


Piktura "Tri studimet e Lucian Freud" e Francis Baconit

Piktura "Tri studimet e Lucian Freud" e Francis Baconit

Një vepër e vitit 1966 e piktorit britanik, Francis Bakon, është shitur për 70 milionë dollarë amerikanë në kompaninë Christie në Londër.

Kjo shumë paraqet rekord evropian për këtë kompani.

Vepra jetësore e punuar me ngjyra vaji dhe e gjatë 1.83 metra, “Portreti i George Dyer duke folur”, është krijuar në kohën kur piktori Bacon ishte në kulm të veprimtarisë së tij.

Francis Bacon ka vdekur në vitin 1992.

Vepra e tij “Tri studimet e Lucian Freud”, e shitur për 142.4 milionë dollarë amerikanë, në Nju Jork, në nëntor të vitit 2013, praktikisht paraqet rekord botëror për veprën më të shtrenjtë të artit që është shitur në ankand.
XS
SM
MD
LG