Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekistan: Sulm ndaj Ditës së Valentinit


Ilustrim

Ilustrim

Dita e Valentinit në Uzbekistan është nën sulm, pasi disa universitete kanë kërkuar nga studentët t’i nënshkruajnë kontratat se ata nuk do ta festojnë ditën e të dashuruarve.

Klerikët islamikë në kryeqytetin Tashkent thonë se në Faljen e Xhumasë së sotme do të flitet kundër Ditës së Valentinit.

Zyrtarët në Uzbekistan thonë se Dita e Valentinit është në kundërshtim me traditat kombëtare dhe me religjionin islam.

Megjithatë, korrespondentët e Radios Evropa e Lirë nga kryeqyteti Tashkent, raportojnë se, sikur gjithkund në botë, çmimet e luleve, të çokollatave dhe të parfumeve janë rritur, meqë të rinjtë blejnë dhurata për partneret e tyre.

Përkundër përpjekjeve zyrtare për ta dekurajuar festimin e Ditës së Valentinit, kjo traditë është bërë e popullarizuar në mesin e banorëve të rinjë të Uzbekistanit.

Por, në qytetin jugor Osh, zyrtzarët e arsimit i kanë ndaluar manifestimet e kësaj dite në të gjitha shkollat, për ta parandaluar atë që ata e cilësojnë si “ndikim negativ në shëndetin mendor të fëmijëve”.
XS
SM
MD
LG