Ndërlidhjet

Kore: Jugu dhe Veriu arritën marrëveshje për ribashkim familjar


Pamje nga një ushtrim ushtarak i Koresë Jugore
Pamje nga një ushtrim ushtarak i Koresë Jugore
Koreja Jugore dhe ajo Veriore kanë arritur pajtueshmëri, pas bisedimeve të nivelit të lartë, që ribashkimi i familjeve të ndara nga lufta, të bëhet ashtu siç ishte planifikuar, megjithë mospajtimet e Phenianit lidhur me ushtrimet ushtarake të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësi i delegacionit të Koresë Jugore, Kim Kyou-hyun, tha se zyrtarët e Koresë Veriore në bisdidmet e sotme janë tërhequr nga këmbëngulja që ribashkimi të shtyhet për shkak të ushtrimeve ushtarake.

Koreja Veriore pretendon se ushtrimet janë provë për invadim, ndërsa Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara thonë se ushtrimet e përbashlkëta, për nga natyra, janë të karakterit mbrojtës.

Ribashkimi i familjeve të ndara nga Lufta e Koresë në periudhën 1950-53, pritet të bëhet më 20 dhe 25 shkurt.

Ribashkimi familjar është çështje e ndjeshme dhe emocionale për të dy vendet, që janë të ndara që nga lufta.
XS
SM
MD
LG