Ndërlidhjet

Shkencë: Ndjesia e të prekurit me dorën bionike


Dora bionike mundëson ndjesinë e të prekurit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Dora bionike mundëson ndjesinë e të prekurit

Kur Dennis Aabo Sorensen humbi dorën 10 vjetë më parë gjatë përdorimit të fishekzjarreve, e humbi edhe ndjenjën e të prekurit.

Por me ndihmën e teknologjisë së re bionike, 36 vjeçari ka pasur sërish ndjesinë e të prekurit me dorën protezë.

Sorensen, një agjent pasurish të patundshme në Danimarkë, është gjetur në titujt e gazetave së fundmi kur pranoi të testojë prototipin e dorës protezë, me të cilën ai sy-mbyllur ka identifikuar objektet në dorë….

"Isha tërësisht i mrekulluar, sepse përnjëherësh fillova të ndjej diçka që nuk kisha ndjerë për 10 vjet. Gjëja e parë që vënë në dorën time ishte një top bejzbolli dhe menjëherë isha në gjendje të them se po mbaja një objekt të rrumbullakët, një top të fortë. Ishte e mrekullueshme të kisha një ndjenjë të këtillë sërish”, thotë zoti Sorensen.

Pas humbjes së dorës, Sorensen kishte një protezë konvencionale, e cila me anë të muskujve, i mundësonte të lëviz dhe mbajë gjësende të ndryshme.

Por ai nuk ka mundur të ndjejë atë që mbante.

Dennis Aabo Sorensen gjatë testimit
Dennis Aabo Sorensen gjatë testimit
Një vit më parë, një grup kirurgësh dhe neurologësh, testuan prototipin bionik pikërisht te zoti Sorensen, për një periudhë një mujore në një klinikë në Romë.

Profesor Silvestro Micera dhe ekipi e tij përmes një operacioni kanë vendosur elektroda në nervat e dorës së majtë të Sorensenit dhe kanë bërë ndërlidhjen e tyre me sensorët e prekjes në dorën artificiale.

Algoritmat kompjuterike transformuan sinjalet elektrike nga sensorët në impulsë, që detektohen nga sistemi nervor.

"Familja ime ishte e kënaqur me faktin se kisha pranuar ta bëj këtë ekspertiment. Tre djemtë e mi më thërrisnin ‘djaloshi kabllor’ për shkak të të gjithë atyre telave që dilnin nga dora ime”, shpjegon Sorensen.

Megjithatë, hulumtuesit thonë se pavarësisht arritjes, proteza e përqëndruar në sensorë është vite larg të qenit e disponueshme në tregun komercial.

Zoti Sorensen ka pranuar vullnetarisht të testohet për këtë protezë dhe pas përfundimit të eksperimentit, atij i është kthyer proteza e vjetër konvencionale.

Sikurse edhe të tjerët, edhe ai duhet të pres derisa të përfundojnë të gjitha hulumtimet mbi protezën e re.

"E vërtetë, ma morrën ndjesinë e të prekurit sërish, por në një eksperiment të këtillë, unë jam i vetëdijshëm se kjo [humbje] nuk do të jetë përgjithmonë. Ky është një hap i madh përpara për shkencëtarët që të jenë në gjendje të finalizojnë produktin. Kjo do të ishte e mrekullueshme jo vetëm për mua, por për cilindo që është në situatën time".

"Për shkak të këtij zbulimi që ne arritëm të bënim një vit më parë, jam i mendimit se dora të këtilla protezë do të dalin në treg në vitet e ardhshme”,
thotë zoti Sorensen.

Shkencëtarët e përfshirë në këtë zbulim kanë publikuar javën që shkoi studimin e tyre në revistën “Science Translational Medicine”. Duke klikuar këtu, mund të lexoni përmbledhjen e studimit të publikuar. (a.v.)
XS
SM
MD
LG