Ndërlidhjet

OKB: Shqetësim për sulm të qeverisë së Sirisë në Yabroud


Rupert Colville
Rupert Colville
Kombet e Bashkuara sot kanë shprehur shqetësim lidhur me përqendrimin e forcave qeveritare të Sirisë afër qytetit Yabroud, që është nën kontrollin e kryengritësve.

Zëdhënësi i OKB-së, Rupert Colville, tha sot në Gjenevë se Kombet e Bashkuara frikësohen nga “sulmi madhor” i forcave të qeverisë dhe se Damasku ka obligime juridike për t’i lejuar civilët që të largohen.

Zëdhënësi Colville tha se mijëra njerëz tashmë janë larguar nga qyteti.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Siri kanë thënë se meshkujt e moshës prej 15 e deri në 55 vjet, që janë evakuuar nga qyteti Homs, sipas marrëveshjes disa ditëshe për armëpushim, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, ende po hetohen nga autoritetet e Sirisë.
XS
SM
MD
LG