Ndërlidhjet

Futboll: Hodgson thotë se po analizohet rasti Januzaj


Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Anglia ende po e vlerëson mundësinë e ftesës për alon e Maçester Junajtedit, Adnan Jonuzaj, i cili është i lindur në Belgjikë, por ka prejardhje nga Kosova, ka shpallur menaxheri i kombëtares futbollistike të Anglisë, Roy Hodgson.

Interesimin e tij të parë për Januzajn, Hodgson e kishte shprehur tetorin e kaluar, pasi ai i kishte shënuar dy gola kundër skuadrës Sunderland dhe ekipi i tij kishte fituar me rezultat 2:1.

Agjencia AFP nga Londra raporton se i 19 vjeçari Januzaj ka vazhduar të impresionoj, megjithqë Maçester Junajtedi po ballafaqohet me probleme.

Adnan Januzaj, një ditë mund të kualifikohet të luajë për Anglinë në bazë të lejeqëndrimit dhe një zëdhënës i Asociacionit të Futbollit ka konfirmuar se Anglia është në diskutime të afërta me organizatën e futbollit FIFA lidhur me çështjen e të drejtës së Januzajt.

“E gjithë ajo që mund të them në këtë temë, është se mendoj se kjo është çështje për bordin e Asociacionit të Futbollit”, u tha Hodgson gazetarëve në stadiumin Wembley në Londër.

“Por, një gjë që duhet ta kuptoni sa i përketë Januzajt, është se cilado që të jetë rruga se kah do të shkoj Anglia, me rregullat që janë në këtë moment, nuk ka gjasë që ai të luaj për Anglinë, gjatë pak viteve të ardhshme”, tha Hodgson.
XS
SM
MD
LG