Ndërlidhjet

Irak: Ushtria lufton për rikthimin e provincës Anbar


Refugjatët e larguar nga Falluxha
Refugjatët e larguar nga Falluxha
Forcat e Irakut po zhvillojnë luftime për ta rimarrë një pjesë të qytetit Salahedin dhe hapësirat që prej dje ishin nën kontroll të personave të armatosur.

Njëherësh, në provincën Anbar, persona të armatosur vazhdojnë ta mbajnë qytetin Falluxha dhe pjesë të qytetit Ramadi.

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se forcat e sigurisë dje kanë hedhur predha kundër një spitali në Falluxha, për të shtatën ditë me radhë, në përpjekje për t’i neutralizuar snajperët.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për fatin e civilëve në Falluxha, për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant.
XS
SM
MD
LG