Ndërlidhjet

Kinë: Autoritetet thonë se janë vrarë 11 “terroristë”


Pmje nga rajoni Xinjiang
Pmje nga rajoni Xinjiang
Autoritetet e Kinës thonë se i kanë vrarë tetë “terroritsë” gjatë një sulmi vetëvrasës në Rajonin Autonom Ujgur, Xinjiang, në pjesën veriperëndimore të Kinës.

Mediat shtetërore kanë raportuar se sulmuesit kishin përdorë motoçikleta dhe vetura gjatë sulmit kundër policisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, ka njoftuar se tre nga sulmuesit ishin vrarë nga vetë bombat e tyre. Portali The Tianshan, i udhëhequr nga qeveria në Xinjiang, raportoi se janë vrarë edhe dy policë dhe dy civilë.

Nga përleshjet e viteve të fundit ndërmjet autoriteteve dhe pjesëtarëve të grupit etnik të ujgurëve myslimanë në Xinjiang, janë vrarë shumë njerëz.

Zyrtarët thonë se separatistët ujgurë janë të inspiruar nga islami radikal.

Por kritikët thonë se politikat shtypëse të Kinës dhe kontrolli i fuqishëm ndaj religjionit, e kanë shkaktuar dhunën.
XS
SM
MD
LG