Ndërlidhjet

Thaçi: 17.02.2008 – dita më kulmore e përpjekjeve për liri


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se 17 shkurti 2008 parqet “ditën më kulmore të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi apo finalizim i aspiratave të popullit të Kosovës”.

Mëtutje, siç njofton qeveria e Kosovës, zoti Thaçi ka theksuar se sot kanë filluar kremtimet për 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Ai ka shprehur besim të plotë se këto festime, “që janë të çdo qytetari, të çdo familjeje, do të kalojnë në mënyrë të hareshme, do të kemi kudo atmosferë festive”.

Pastaj, zoti Thaçi u uroi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjashtëvjetorin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG