Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministrin italian Enrico Letta jep dorëheqje


Itali - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Matteo Renzi (M) dhe kryeministri italian Enrico Letta (Ilustrim)

Itali - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Matteo Renzi (M) dhe kryeministri italian Enrico Letta (Ilustrim)

Dorëhiqet pas dhjetë muajsh në detyrë, kryeministri italian Enrico Letta.

Ai i dorëzoi të premten dorëheqjen e tij presidentit Giorgio Napolitano, pasi nuk po arrin që të stabilizojë koalicionin e brishtë qeveritar të qendrës së djathtë.

Arsye tjetër e largimit të tij, është edhe mos arritja e lehtësimit të krizës ekonomike që ka kapluar Italinë tash e sa vjet.

Presidenti italian ka nisur tashmë konsultat me liderët politik, për të gjetur një pasardhës që do të zëvendësonte Lettan.

Sipas zyrës për medie të presidentit italian, konsultat mund të përfundojnë të shtunën.

Letta është detyruar të jap dorëheqje, pasi subjekti i tij politik, Partia Demokratike, të enjten votoi një mocion që paraqiti lideri i partisë, Matteo Renzi, i cili bënë thirrje për formimin e qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG