Ndërlidhjet

Vriten 11 “terroristë” ujgur nga policia kineze


Ilustrim
Ilustrim
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur gjatë përleshjeve me policinë kineze të premten, në rajonin perëndimor Xinjiang, njoftojnë mediet lokale.

Të vrarët, thuhet se janë ujgur, të cilët nga mediet shtetërore cilësohen si terrorist1%.

“Tetë terroristë janë vrarë nga policia, kurse tre të tjerë nga veprimet e tyre vetëvrasëse, gjatë një sulmi terrorist”, raporton Xinhua.

Incidenti është regjistruar në qarkun Wishu, të zonës Aksi të Xinjiang.

Mediet lokale raportojnë se dy civilë dhe dy policë janë lënduar, po ashtu, gjatë këtij operacioni.

Kongresi Botërorë i Ujgurëve, thotë se incidenti ka shpërthyer pas rezistencës së ujgurëve ndaj “provokimeve dhe dhunës” që kanë ushtruar policia mbi ta.

Kurse, mediet shtetërore kineze shkruajnë se të dyshuarit ishin “të armatosuyr me eksploziv dhe thika” dhe se të njëjtit me makina dhe motoçikleta sulmuan një patrullë policore.

Mediet në Kinë, kanë raportuar për shumë përleshje të përgjakshme në muajt e fundit, ndërmjet të policisë dhe ujgurëve, që janë një grup mysliman.

Në Xinjiang jetojnë rreth 8 milionë ujgurë, nga 21.8 milionë banorë sa ka ky rajon.
XS
SM
MD
LG