Ndërlidhjet

Bisedimet për Sirinë, në rrugë qorre


Ilustrim
Ilustrim
Raundi i dytë i bisedimeve paqësore për Sirinë, kanë arritur në rrugë qorre, tha të premten një delegat opozitar i cili po merr pjesë në këtë ndërmarrje.

Cikli i ri i dialogut, ka nis të enjten, ku emisari i Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi, po zhvillon takime të ndara me delegacionet.

“Regjimi është ngjit për një çështje të vetme”, tha Louay al-Safi, që është zëdhënës i delegacionit opozitar, duke iu referuar asaj që qeveria e quan “terrorista” grupet kryengritëse.

“Kemi ndërmarr disa hapa, dhe i kemi diskutuar ata, mirëpo regjimi vazhdon të insistojë që të rri në pikën e saj, edhe pse ne po këmbëngulim që dhuna mund të ndalet vetëm me qeveri të re”, ka thënë ai.

“Kemi arritur në një rrugë qorre”, ka shtuar ai, duke thënë se bisedimet megjithatë do të vazhdojnë edhe për një ditë.

Al-Safi i ka bërë thirrje Moskës zyrtare, e cila ka ndikim të madh tek regjimi aktual në Siri, që ta bind presidentin Bashar al-Assad që të hapet për gjetjen e një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund krizës në vend.
XS
SM
MD
LG