Ndërlidhjet

logo-print

Fetvaja kundër Rushdie, një “faqe e artë” e Khomeinit, thotë kleriku


Shkrimtari Salman Rushdie (Ilustrim)

Shkrimtari Salman Rushdie (Ilustrim)

Ligjerimi para faljes së xhumasë në Teheran, nga kryeimami Hojatoleslam Kazem Sadighi thotë se fetvaja e themeluesit të Republikës Islamike kundër shkrimtarit britanik Salman Rushdie, paraqet një “faqe të artë” në jetën e Ayatollah Khomeini.

Sadighi i bëri këto komente në 25 vjetorin e fatvas së Khomeinit, i cili e përshkruan librin e Rushdie si “një libër satanik”, dhe se ai paraqet një “blasfemi kundër islamit”.

Bashkësia islame më pas ka ofruar një çmim për vrasjen e autorit.

Kërcënimi për jetën e Rushdie, rezultuan që Mbretëria e Bashkuar dhe Republika Islamike e Iranit, të ndërprejnë marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1989, ndërsa ndikuan që Rushdie të jetë në Angli nën masa të rrepta të sigurisë policore për vite të tëra.

Irani ka përsëritur shumë herë se nuk do ta tërheq ose pezulloj fetvanë, kur i riktheu raportet me Londrën, nëntë vjet më parë.

Sipas shpjegimit të Teheranit zyrtar, vetëm Khomeini, i cili vdiq në vitin 1989, kishte pushtetin që të anulojë këtë fetva.
XS
SM
MD
LG