Ndërlidhjet

Gjenden 13 trupa të dekompozuar në Bangui


Ilustrim

Ilustrim

Trembëdhjetë trupa të dekompozuar janë gjetur në një kamp i cili mbahej nga ish-kryengritësit në Republikën Qendrore Afrikane të premten, lajmërojnë mediet ndërkombëtare.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, trupat e pajetë, janë gjetur në një rezervoar të naftës në kampin e luftëtarëve mysliman Seleka, të cilët u përpoqën para një viti të rrëzojnë qeverijnë, ndërsa zhytën shtetit në kaos të përgjakshëm.

Autoritetet lokale njoftojnë se trupat “janë gjetur në vende të ndryshme në rezervoar, dhe se ka indikacione, që disa prej tyre janë gjuajtur për së gjalli, dhe janë përpjekur që të dalin jashtë”.

Prokurori i Bangui thotë për AFP-në se trupat e pajetë janë gjetur nga forcat paqeruajtëse, të cilët kishin dyshuar për këtë varrezë, për shkak të kundërmimit të madh në këtë bazë.

Disa prej viktimave, të cilët ende nuk janë identifikuar, besohet se kanë vdekur para një jave, apo 10 ditë.
XS
SM
MD
LG