Ndërlidhjet

Vriten 32 nga shpërthimi pranë xhamisë në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Aktivistët sirian për të drejtat e njeriut, lajmërojnë se shpërthimi i një makinë bombë në afërsi të një xhamie ka shkaktuar vdekjen e 32 njerëzve.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, njofton se shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Yadouda, ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Televizioni shtetëror sirian ka konfirmuar se një makinë bombë ka eksploduar në këtë xhami, por se vetëm 3 persona kanë vdekur.

Raporti i këtij mediumi shtetëror, thotë se bomba ka shpërthyer në kohën kur besimtarët po dilnin nga xhumaja që kishin falur në këtë xhami.

Sulme të tilla ndaj objekteve fetare në Siri, janë të pazakonshme, kurse qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra tjetër për shpërthime të tilla në të kaluarën.

Mbi 136,000 njerëz kanë vdekur në Siri, prej luftës brutale që nisi në mars të vitit 2011, kurse mbi 3 milion civilë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG