Ndërlidhjet

Mbi 20 të vdekur nga stuhia e borës në ShBA


Ilustrim
Ilustrim
Moti i lig në Shtetet e Bashkuara ka marr jetët e të paktën 21 personave, ndërsa ka lënë afro gjysmë milioni amvisëri pa energji elektrike, njoftojnë mediet amerikane të premten.

Në mesin e të vdekurve nga ky dimër, ishte edhe një shtatzënë e cila u godit nga rrëzimi i borës nga një kulm.

Pas plagëve të marra 36 vjeçja ishte dërguar në spital, ndërsa mjekët i shpëtuan djalin, përmes lindjes cezariane.

Bebja e porsalindur është ende në gjendje kritike.

Viktimat e tjera kanë pësuar nga aksidentet në trafik, duke rënë nga drunjtë dhe sulmet në zemër.

Mijëra fluturime janë anuluar gjithandej vendit, ndërsa në New York City ka rënë 30 centimetra borë, njoftojnë sinoptikët.

Kryetari i Bill de Blasio, është kritikuar ashpër të enjten përse ka lënë që shkollat publike të punojnë gjatë kësaj stuhie.

Tete shtetë në ShBA kanë vendosur që t’i mbyllin shkollat të premten.
XS
SM
MD
LG