Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja i kërkon Spanjës shpjegime për vrasjen e emigrantëve


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Evropian njoftoi të premten se do të kërkoj shpjegim nga Spanja përse policia e saj ka shtënë me plumba gome në emigrantët të cilët me not po mundoheshin që të arrinin në enklavën Ceuta nga Maroko.

Të paktën 12 njerëz u mbytën në det gjatë incidentit të 6 shkurtit, që kishte shkaktuar protesta në Spanjë rreth politikave të emigracionit.

“Komisioni vlerëson se autoritetet spanjolle kanë përgjegjësi që t’i hetojnë rrethanat e këtij incidenti në Ceutra”, ka thënë Michele Cercone, zëdhënësja e komisioneres për punë të brendshme Cecilia Malmstrom.

Kjo e fundit ka shkruar në Twitter, se është “shumë e shqetësuar që policia kufitare spanjolle ka përdorur plumba fome për të larguar emigrantët”.

“Press shpjegime nga autoritetet”, ka shkruar ajo.
XS
SM
MD
LG