Ndërlidhjet

logo-print

Pretenduesit e pushtetit afgan flasin për pozicionet e tyre


Afganistan

Afganistan

Të 11 kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan do t’i adresohen vendit në debate televizive këtë fundjavë.

Debaet sponsorizohen nga transmetuesi shtetëror i Afganistanit RTA dhe Radio Afganistani i Lirë.

Kandidatët që do të shpjegojnë pozicionet e tyre sot përfshijnë: liderin islamik, Qutbuddin Hilal; ish-ministrin e Jashtëm, Abdullah Abdullah; ish-ministrin e Mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak; ish-guvernatorin e provincës Nangarhar, Gul Agha Sherzai; dhe Daud Sultanzoi, ish-anëtar i parlamentit nga provinca Ghazni.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan mbahen më 5 prill.

Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG