Ndërlidhjet

Soçi 2014: Austriakja Fenninger fiton në super-G


Anna Fenninger

Anna Fenninger

Austriakja Anna Fenninger ka fituar medaljen e artë në skijim, disiplina super-G, në Lojërat Olimpike në Soçi.

Fenninger, 24 vjeçe, ka kaluar udhën prej 2.1 kilomtrash për 1 minutë e 25 sekonda.

Vendin e dytë e ka zënë një garuese gjermane, ndërsa të tretin një tjetër austriake.

Fenninger është austriakja e tretë me radhë që fiton medaljen e artë në këtë disiplinë, pas Michaela Dorfmeister në vitin 2006 dhe Andrea Fischbacher më 2010.
XS
SM
MD
LG