Ndërlidhjet

Bisedimet për Sirinë përfundojnë pa përparim


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, i ka kërkuar falje popullit sirian, pasi bisedimet e paqes në Gjenevë kanë përfunduar pa u bërë përparim.

Ai ka mbajtur të shtunën diskutimet e fundit me qeverinë dhe opozitën siriane, në përpjekje për t’iu dhënë fund përplasjeve midis tyre.

Brahimi ka thënë se pikë kryesore e debatit ka qenë qeveria, e cila ka refuzuar përsëri të flasë për qeverinë e trancizionit.

"Më vjen shumë, shumë keq dhe i kërkoj falje popullit sirian që ka shpresuar shumë se këtu do të ndodhë diçka”, është shprehur Brahimi.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të kthehen në vendet e tyre për konsultime dhe të mendojnë nëse duan që procesi të vazhdojë ose jo.

Brahimi ka theksuar se nuk është caktuar asnjë datë për ndonjë raund të ri të negociatave.
XS
SM
MD
LG