Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare edhe në Podgoricë


Podgoricë - foto arkivi
Podgoricë - foto arkivi
Policia malazeze është përleshur sot me një grup protestuesish që kanë bërë përpjekje të çajnë kordonin e policisë pranë ndërtesës së qeverisë në Podgoricë.

Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Një anëtar i forcave të rendit raportohet të jetë plagosur.

Protesta është organizuar nga grupi në Facebook “Revolucion në Mal të Zi – të gjithë në rrugë”.

Ky grup ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë, të modeluara sipas zhvillimeve në Bosnjë.

Në Sarajevë dhe disa qytete të tjera vazhdojnë edhe sot protestat antiqeveritare.
XS
SM
MD
LG