Ndërlidhjet

Kuba pezullon shërbimet konsullore në SHBA


Presidenti i Kubës, Raul Castro.
Presidenti i Kubës, Raul Castro.
Qeveria e Kubës ka pezulluar shërbimet konsullore në Shtetet e Bashkuara, pasi një bankë amerikane ka vendosur të tërheqë degët e saj.

Autoritetet kubaneze kanë thënë se nuk do të jenë në gjendje të lëshojnë pasaporta dhe viza derisa nuk gjendet një alternativë për bankën M&T.

Banka ka thënë se ka marrë vendimin për arsye biznesore.

Ky hap pritet të ndalojë dhjetëra mijëra njerëz që udhëtojnë nga SHBA-ja në Kubë çdo muaj dhe mund të ketë ndikim të madh në ekonominë atje.

SHBA ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin komunist në vitin 1961 dhe ka vendosur embargo ekonomike me të një vit më vonë.

Në mungesë të kontakteve dypalëshe, shërbimet konsullore janë trajtuar nga Seksioni për Interesa Kubaneze në Uashington.
XS
SM
MD
LG