Ndërlidhjet

Rihapen aeroportet në Java, pas shpërthimit të vullkanit


Ilustrim

Ilustrim

Disa aeroporte janë rihapur në ishullin indonezian Java, pasi janë detyruar të mbyllen si pasojë e shpërthimit të një vullkani.

Korrespondentët thonë se cilësia e ajrit është përmirësuar në gjithë ishullin, porse qytetet dhe fshatrat mbeten ende të mbuluara me një shtresë të hirit dhe pluhurit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten nëpër strehimore

Vullkani Mount Kelud ka lëshuar hi dhe mbeturina mbi një zonë të madhe të premten, duke vrarë tre njerëz.

Ai ka gjëmuar për disa javë para se të shpërthente.
XS
SM
MD
LG