Ndërlidhjet

Kandidatët presidencialë në Afganistan shpalosin programet


Afganistan

Afganistan

Katër nga 11 kandidatët presidencialë në Afganistan kanë paraqitur pikëpamjet e tyre për çështje të ndryshme, nga negociatat me talibanët deri te sigurimi i të drejtave për gratë.

Ish-ligjëvënësi Daud Sultanzoi është zotuar se do të negociojë me talibanët për të përmirësuar sigurinë në vend, duke thënë se “distanca midis njerëzve dhe qeverisë është faktor i madh i jostabilitetit”.

Ish-guverntaori Gul Agha Sherzai ka thënë se do të krijonte një këshill me figura “neutrale” për të udhëhequr bisedimet për paqe.

Në një debat televiziv, kandidatët kanë diskutuar edhe për atë nëse ushtria afgane duhet të mbetet si forcë e vullnetarëve të kontraktuar apo të kthehet në bazat e saj tradicionale të rekrutimit.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 5 prill.
XS
SM
MD
LG