Ndërlidhjet

logo-print

Franca fajëson regjimin sirian për dështimin e bisedimeve


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

Franca ka fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për kolapsin e bisedimeve për paqe në Siri.

“Fajësoj qëndrimin e regjimit sirian, i cili ka bllokuar çdo përparim në krijimin e qeverisë së tranzicionit dhe në ndalimin e akteve të terrorit kundër popullatës civile”, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, raporton AFP.

Ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi, ka përfunduar të shtunën bisedimet direkte midis Qeverisë dhe opozitës siriane pa ndonjë zgjidhje për krizën.

Brahimi ka thënë se delegatët qeveritarë nuk kanë pranuar të flasin për një qeveri të tranzicionit.

E ardhmja e procesit negociues tashmë është vënë në dyshim.
XS
SM
MD
LG