Ndërlidhjet

Radikalët serbë me sloganin “Edhe Kosova, edhe Rusia”


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Partia Radikale e Serbisë, në listën e së cilës janë edhe udhëheqësi i lëvizjes “Obraz”, Mlladen Obradoviq, dhe ai i Lëvizjes “Nashi”, Ivan Ivanoviq, do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi me sloganin “Edhe Kosova, edhe Rusia”.

“Slogani parazgjedhor i forcave patriotike ‘Edhe Kosova, edhe Rusia’ nuk është formë e zakonshme e marketingut, por përshkrimi më i shkurtër i thelbit të programit kombëtar të koalicionit tonë”, ka thënë Ivanoviq, raportojnë mediat serbe.

Partia Radikale e Serbisë udhëhiqet nga Vojisllav Sheshel, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftërave në vitet 1990 në Ballkan.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 16 mars.
XS
SM
MD
LG