Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistët: Mbi 140,000 të vrarë në Siri


Siri

Siri

Numri i të vdekurve në konfliktin gati trevjeçar të Sirisë ka arritur në më shumë se 140,000, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata me seli në Britani ka saktësuar 140,041 njerëz të vrarë që nga shpërthimi i luftimeve në mars të vitit 2011.

Prej tyre, afro 50,000 janë civilë, që përfshijnë 7,626 fëmijë, ka thënë organizata.

Po sipas saj, mbi 24,000 të vrarë kanë qenë rebelë, ndërsa mbi 33,000 ushtarë.

Observatori po ashtu ka regjistruar së paku 2,837 vdekje të individëve të paidentifikuar.
XS
SM
MD
LG