Ndërlidhjet

Protestuesit në Kiev do të lirojnë administratën e qytetit


Kiev
Kiev
Protestuesit antiqeveritarë, të cilët kanë pushtuar administratën e qytetit të Kievit për më shumë se dy muaj, kanë thënë se do të transferojnë kontrollin e ndërtesës te qeveria.

Udhëheqësit e protestës i kanë thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se ata janë të gatshëm të lirojnë ndërtesën si shenjë e vullnetit të mirë, pasi autoritetet kanë liruar të gjithë protestuesit e burgosur në Kiev.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se protestuesit nuk do të jenë të kënaqur me asgjë, pos dorëheqjes së presidentit Viktor Yanukovych.

Një tubim tjetër antiqeveritar është thirrur për sot në Kiev.
XS
SM
MD
LG