Ndërlidhjet

Rusia “e brengosur” për trafikantin e drogës në SHBA


Konstantin Yaroshenko

Konstantin Yaroshenko

Rusia ka thirrur në bisedë informative një diplomat amerikan, për të kërkuar qasje diplomatike dhe mjekësore te një trafikant rus i drogës, i cili është i burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Moska dyshon se piloti Konstantin Yaroshenko, i cili është duke shërbyer dënimin prej 20 vjetësh burgim për konspiracion për të kontrabanduar drogë në SHBA, është torturuar kur është arrestuar në vitin 2010.

Avokati i Yaroshenkos, Alexei Tarasov, ka thënë se shëndeti i tij është përkeqësuar në burg dhe kështu ka bërë që Ministria e Jashtme ruse të kërkojë që ai të kontrollohet nga një mjek rus.

Tarasov thotë se Yaroshenko ka përjetuar simptoma të sulmit në zemër në burg, porse “atij nuk i është dhënë ndihmë”.

Tarasov ka sugjeruar se klienti i tij mund të vdesë brenda ditësh.
XS
SM
MD
LG