Ndërlidhjet

Obama miraton rritjen e kufirit të borxhit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar legjislacionin, i cili mundëson rritjen e kufirit të borxhit amerikan deri në mars të vitit 2015.

Pa këtë rritje, Qeveria amerikane nuk do të mund të kryente obligimet e saj dhe do të duhej të mbyllte disa programe.

Një gjë e tillë po ashtu do të shkaktonte trazira të rënda në tregje, që do të kishin pasoja ekonomike në të gjithë botën.

Obama ka nënshkruar ligjin në jug të Kalifornisë, ku edhe ndodhet në pushime.

Kongresi ka miratuar këtë ligj të mërkurën.

Nënshkrimi i tij ka sjellë lehtësime edhe në tregjet financiare, njoftojnë agjencitë.
XS
SM
MD
LG