Ndërlidhjet

Kleriku me ndikim në Irak tërhiqet nga politika


Muqtada al-Sadr

Muqtada al-Sadr

Kleriku shiit irakian, Moqtada al-Sadr, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika.

Kleriku me ndikim ka thënë se as ai, as lëvizja e tij nuk do të mbajnë poste qeveritare ose ulëse në parlament.

Ky hap vjen derisa Iraku përgatitet për zgjedhjet e prillit, në të cilat kryeministri Nuri al-Maliki, i cili ka qenë rival i Sadrit, do të kërkojë rizgjedhje.

Sadr dhe grupi i tij i milicisë, Ushtria Mehdi, kanë fituar famë pas pushtimit të Irakut më 2003.

Sadr ka kërkuar tërheqjen e forcave amerikane dhe ndjekësit e tij janë përleshur vazhdimisht me trupat e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG