Ndërlidhjet

logo-print

Kosova, gati për festën e 17 Shkurtit


Prishtinë

Prishtinë

Një ditë para përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, kosovarët duket se janë gati për festë.

Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë.

Në Prishtinë, obelisku i pavarësisë NEWBORN është në përfundim të ngjyrosjes.

Në këtë përvjetor, ngjyrat e tij janë ato të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.

Mbrëmë, në Muzeun e Kosovës është hapur një ekspozitë, ku tregohen fotografi të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga periudha 1998-1999.

Sonte, presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, organizon pritje solemne për mysafirë të ftuar me rastin e gjashtëvjetorit të shtetësisë.
XS
SM
MD
LG