Ndërlidhjet

Britania e Franca fajësojnë Assadin për dështimin e bisedimeve


Ilustrim

Ilustrim

Britania dhe Franca kanë fajësuar Qeverinë siriane për dështimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka bllokuar çdo përparim në negociata.

Edhe sipas sekretarit të jashtëm britanik, William Hague, përgjegjësia për këtë bie mbi Assadin.

Ende nuk ka pasur reagim zyrtar as nga Rusia, as nga SHBA-ja, të dyja sponsore të procesit të paqes.

Ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi, i ka kërkuar falje popullit sirian për dështimin e negociatave, pas raundit të dytë të tyre, që ka përfunduar të shtunën.

Brahimi ka thënë se nuk është caktuar ndonjë datë për raundin e tretë.
XS
SM
MD
LG