Ndërlidhjet

Të shtunën, oficerët doganorë në Vërmicë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, kanë arritur të gjejnë të fshehura 50,000 euro, njofton sot Dogana e Kosovës.

“Nisur nga fakti se personi nuk ka deklaruar mjetet monetare konform ligjit që kërkon nga secili pasagjer që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës, të deklarojë mjetet monetare mbi 10,000 euro te zyrtari doganor, Dogana ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 12,500 eurosh, që paraqet 25% të mjeteve totale të zbuluara si të padeklaruara. Kurse, pjesa tjetër e mjeteve monetare (37,500 euro) janë konfiskuar, pasi që udhëtari nuk ka poseduar fakte mbi prejardhjen e mjeteve monetare”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG