Ndërlidhjet

Kerry: Të veprohet kundër ndryshimeve klimatike


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë kundër ndryshimeve klimatike.

Ai ka thënë se ka prova shkencore të ndryshimeve klimatike që kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe ekonominë botërore.

Kerry ka paralajmëruar se koha për të parandaluar pasojat më të këqija, është duke kaluar.

Kryediplomati amerikan i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Indonezi.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kinën, janë emetuesit më të mëdhenj të gazrave serë.

Të shtunën, të dyja vendet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën zotohen se do të bëjnë më shumë për të ulur prodhimin e dikosidit të karbonit.
XS
SM
MD
LG