Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: Ka dokumente për prapavijën e vrasjes së Gjingjiqit


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se është i informuar se ka dokumentacion shtesë jashtë Serbisë, në lidhje me prapavijën e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

“Ai mund të shfrytëzohet nëse nis hetim i ri”, ka thënë Kacin në një intervistë për gazetën e Novi Sadit “Dnevnik”, duke mos dhënë detaje për këtë dokumentacion.

Ai ka thënë se përgjegjen për këtë duhet ta japë Serbia, “në radhë të parë për veten dhe jo për kërkesat e Bashkimit Evropian”.

“Që sundimi i ligjit – si kriter kryesor i Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian – të lëshojë rrënjë, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura në lidhje me aktivitetet e shërbimeve të sigurisë dhe të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar dhe strukturat politike”, ka thënë Kacin.

Gjingjiq është vrarë në vitin 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.
XS
SM
MD
LG