Ndërlidhjet

Morsi shfaqet në gjyq brenda kafazit të xhamit


Mohamed Morsi - foto arkivi
Mohamed Morsi - foto arkivi
Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammad Morsi, është shfaqur para gjykatës për gjyqin e ri mbi akuzat për spiunazh dhe konspiracion për të kryer akte të terrorizmit.

Morsi është vendosur në një kafaz xhami, duke detyruar avokatin e tij që të kërcënojë me tërheqje nga rasti.

Prokurorët thonë se Morsi dhe 35 të pandehur të tjerë kanë komplotuar me grupin palestinez të Hamasit dhe Hezbollahun e Libanit.

Morsi po gjykohet edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e protestuesve opozitarë në dhjetor të vitit 2012.

Ai është përmbysur nga ushtria në korrikun e kaluar.
XS
SM
MD
LG