Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vdekjeprurës kundër punëtorëve anti-poliomelit


Vaksinimi kundër poliomelitit

Vaksinimi kundër poliomelitit

Zyrtarët pakistanezë thonë se shpërthimi i një bombe ka vrarë një polic, i cili ruante punëtorët shëndetësorë gjatë vaksinimit kundër poliomelitit.

Një tjetër zyrtar i policisë është plagosur në sulmin që ka ndodhur në zonën Budhni, në veriperëndim të Peshauarit.

Punëtorët kundër poliomelitit dhe rojet e tyre në Pakistan janë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të militantëve islamikë.

Këta të fundit thonë se fushata e vaksinimit shfrytëzohet nga Perëndimi për spiunim dhe për të bërë sterilë fëmijët myslimanë.

Poliomeliti, sëmundje infektive e cila dëmton sistemin qendror nervor të njeriut, është endemik në vetëm tre vende: Pakistan, Afganistan dhe Nigeri.
XS
SM
MD
LG