Ndërlidhjet

India, më në fund, ngrit flamurin kombëtar në Soçi


Soçi, 16 shkrut 2014.
Soçi, 16 shkrut 2014.
India ka ngritur flamurin e saj kombëtar në Lojërat Olimpike në Soçi, pas ndalesës që i është bërë për shkak të korrupsionit.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka hequr ndalesën Indisë, të shqiptuar 14 muaj më parë, javën e kaluar.

Ky hap ka ardhur pas zgjedhjes së zyrtarëve të rinj olimpikë në Indi, për të zëvendësuar zyrtarët “e korruptuar”.

Flamuri është ngritur të dielën në fshatin olimpik Rosa Khutor.

Tre garuesit dimërorë të Indisë kanë marshuar nën flamurin olimpik në ceremoninë e hapjes së Lojërave në Soçi, më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG