Ndërlidhjet

Pakistan: Shpërthim në tren, 7 të vrarë


Pakistan
Pakistan
Së paku shtatë njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë nga shpërthimi i një bombe që ka nxjerrë nga shinat një tren në jugperëndim të Pakistanit.

Agjencia AP ka cituar një zëdhënës të grupit separatist Ushtria e Republikës së Baluçistanit të ketë marrë përgjegjësinë për sulmin në qarkun Kashmore.

Zëdhënësi ka thënë se sulmi është përgjigje ndaj vrasjes së paramilitarëve në rajonin Dera Bugti të Baluçistanit.

Në Baluçistan ndodh dhunë e vazhdueshme nga ekstremistët sektarë, separatistët dhe militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG